Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në OKB, diplomatët amerikanë e rusë përplasen për situatën në Ukrainë

schedule19:15 - 31 Janar, 2022

schedule 19:15 - 31 Janar, 2022

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u përfshinë në një debat diplomatik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën e Ukrainës. Sipas raportimeve, amerikanët akuzuan rusët se po rrezikojnë paqen duke grumbulluar trupa në kufijtë e Ukrainës, ndërsa diplomatët e Kremlinit hodhën poshtë atë që ata e quajtën “teatër farsë dhe nxitje frike.”

Takimi i këshillit 15-vendesh, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, përfaqësoi arenën e profilit më të lartë për të dy fuqitë për të ndikuar në opinionin botëror mbi Ukrainën.

Tensionet që rrethojnë ish-republikën sovjetike, që u zbehën pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës gati tetë vjet më parë, dhe u përshkallëzuan ndjeshëm muajt e fundit, i kanë sjellë marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Takimi u ndërpre, siç pritej, pa asnjë masë.

Ambasadori Vasily Nebenzia i Rusisë akuzoi amerikanët për nxitjen e “akuzave të pabaza që ne i kemi hedhur poshtë” dhe tha se nuk kishte trupa ruse në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje premisën bazë të një takimi që ai e përshkroi si “diplomaci megafonike”.

Kurse, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, u kundërpërgjigj se ishin mbajtur shumë takime private diplomatike në lidhje me praninë e trupave ushtarake ruse dhe se tashmë ishte koha për t’u mbajtur një takim publik.

Ajo pyeti anëtarët e tjerë se si do të ndiheshin “nëse do të kishin 100,000 trupa të zbarkuar në kufijtë e tyre.”

Këshilli votoi për të vazhduar me mbledhjen, me kundërshtime vetëm nga Rusia dhe Kina. Megjithëse Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të gjithë anëtarë të përhershëm të këshillit me veto, fuqia e vetos nuk mund të përdoret për të bllokuar një takim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!