Mbledhja e Këshillit të Sigurimit/ Vuçiç: Kurti po persekuton serbët në veri të Kosovës!

schedule16:41 - 22 Prill, 2024

schedule 16:41 - 22 Prill, 2024

Ka nisur seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit për Kosovën. Në fjalën e tij në këtë mbledhje presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se serbët e Kosovës, po cënohen dhe se dhuna ndaj serbëve në veri është e vazhdueshme.

“Jetesa për komunitetin serb në veri të Kosovës është bërë e pamundur. Ka një presion të vazhdueshëm kundrejt qytetarëve serbë. Persekutimi i tyre nga qeverisja e vetme në Kosovë, më duhet të kujtoj që Kurti po persekuton serbët.”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai foli edhe për çështjen e dinarit, për të cilën tha se të gjithë serbët e kanë të pamundur të marrin pensionet e tyre dhe se institucionet po përballen me problematika të mëdha që janë vendosur nga regjimi i Kurtit.

Vuçiç më tej në seancën e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet raporti periodik i radhës  i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për situatën në Kosovë ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke thënë se “Prishtina po refuzon ta zbatojë zotimin më të rëndësishëm në dialog”.

“Ky zotim konsiston në zbatimin e Asociacionit siç është dakorduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individual dhe si bazë për procesin e normalizimin të plotë”, tha Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!