Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, mësohet se kush do e drejtojë Komisionin e Medias dhe Edukimit

schedule17:33 - 20 Janar, 2020

schedule 17:33 - 20 Janar, 2020

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Mësohet se gjatë mbledhjes, përvec propozimit të Milva Ikonomit për të zëvendësuar Arben Ahmetajn në postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, dhe mbështetjen për kandidaturën e Artur Metanit, si kreu i ILD, ky grup ka bërë edhe propozimin për kreun e Komisionit të Medias dhe Edukimit.

Sipas mbledhjes së grupit socialist është Mirela Kumbaro, e cila do të duhet të zëvendësojë Milva Ikonomin në pozicionin e kreut të Komisionit të Medias dhe Edukimit./abcnews.al