Këtë të martë, është zhvilluar takimi i parë i kabinetit qeveritar për vitin 2024. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Shëngjin, ku në “skaner’ është vënë puna e ministrave.
Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi informal, ku dhe është zhvilluar mbledhja e qeverisë.
“Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shkruan Rama në Facebook.