ROMË– Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni.
Kjo pritje vjen në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali.
Takimi mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.
Shefi i qeverisë shqiptare më herët njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive
-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit
-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme
-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional
-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal
-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë
-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive
-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare
-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit/abcnews.al

