Rastet me Covid-19 po rriten në mënyrë eksponenciale në të gjithë Anglinë kryesisht te moshat e reja dhe tek të pavaksinuarit, sipas shkencëtarëve. Sipas një studimi, numri i rasteve u rrit me 50% midis periudhës 3 maj dhe 7 qershor, që përkon me rritjen e rasteve të variantit Delta që tani është dominues në Mbretërinë e Bashkuar.
Të dhënat nga gati 110,000 teste të kryera në të gjithë Anglinë midis periudhës 20 maj dhe 7 qershor tregojnë se rastet e Covid po dyfishohen çdo 11 ditë. Sipas ekspertëve, varianti Delta përbën deri në 90% të të gjitha rasteve të koronavirusit.
Shkencëtarët kanë sugjeruar vaksinimin e personave mbi 18 vjeç, një mënyrë për të reduktuar rritjen e rasteve./abcnews.al