Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati: M’u përgjysmua dhimbja, i paharruar emri i tij

schedule14:26 - 26 Janar, 2021

schedule 14:26 - 26 Janar, 2021

Babai i Klodian Rashës i vrarë nga një efektiv policie në Tiranë, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj mbolli një pemë ulliri në parkun “Europa”, në nder të të birit dhe si simbol të paqes dhe vazhdimësisë.

Kryebashkiaku i ka thënë Qazim Rashës se sa të jetë gjallë dhe të ketë fuqi do të insistojë që drejtësia të shkojë deri në fund.

““Emocionet janë të mëdha! E kam shprehur edhe më parë, e shpreh dhe do ta shpreh gjithmonë për njerëz të tillë me vlera, që mendojnë për gjithçka, për të nesërmen, të ardhmen, dhe jo vetëm për të sotmen. E kam deklaruar që ditën e parë se Tirana është zemra jonë, është shpirti ynë. Në momente të tilla, ndoshta nuk gjejmë dot fjalë, por i falenderoj nga zemra të gjithë ata që na kanë ngushëlluar e nderuar, që nga dita e parë e deri sot, në ditën e 50-të. Nderimet më të mëdha i takojnë kryetarit të Bashkisë, i cili me veprimet e tij, bëri të mundur që pesha, ngarkesa dhe dhimbja ime të përgjysmohet. Ju falenderoj nga zemra për gjithçka! Jam i nderuar që sot mbillet kjo pemë. Le të shërbejë për brezat e ardhshëm, që secili nga ne, sipas mundësisë dhe aftësisë, ta vendosë një tullë në qytet.

Tirana është zemra jonë, shpirti ynë, është krenaria jonë, dhe kjo duhet thënë me ballin lart. Ndaj secili nga ne le të mbjellë një lule, e jo ta dëmtojë atë. Faleminderit kryetar për gjithçka, je i nderuar, veprime të tilla i shërbejnë brezave. Emri i djalit tim do të jetë i paharruar, por falë veprimit tuaj, edhe djali juaj nesër do të krenohet me këtë që keni bërë, e do t’ju falenderojë për atë që menduat të bënit për djalin tim, por edhe për Tiranën”, tha Qazim Rasha.”, u shpreh Qazim Rasha.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ai është vetë baba dhe e kupron dhimbjen e tij, duke theksuar se Klodi do të jetë i paharruar.

“Jam vet baba. Ajo është plagë që s’mbyllet kurrë. Por ajo që bëri axha Qazim. Të jam shumë mirënjohës, sepse e di fare mirë që kur futet politika në mes shumë raste kalojnë caqet. Klodi do të jetë i paharruar sa të jetë jeta. Ky ulli që është simbol i paqes është ndoshta mesazhi më i mirë. Sa të jem gjallë dhe të kem fuqi do insistojë që drejtësia të shkojë deri në fund. Nëse e politizojmë gjithçka i zëmë frymën drejtësisë, ka thënë Veliaj./abcnews.al