Mbillen 5 mijë pemë në lagunën Kune-Vain

schedule15:48 - 4 Shkurt, 2019

schedule 15:48 - 4 Shkurt, 2019

Fushata për ripyllëzimin e zonave të mbrojtura ka nisur nga Lezha. Mbi 5 mijë pemë janë mbjellë në zonën që rrethojnë lagunën e Kune-Vainit të cilat sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do ti sigurojnë edhe mbrojtje ekologjike kësaj zone.

Këto pemë nuk do të shërbejnë vetëm për dekor por mbi të gjitha për të mbrojtur një nga zonat më të bukura të Shqipërisë Lagunë e Kune-Vainit

Erozoni dhe përmbytjet kanë cënuar prej vitesh lagunën në Tale të Lezhës. Me 5 mijë pemët e para që u mbollën përreth lagunës ka nisur zbatim edhe fushata që shpalli në fillim të vitit ministri i mjedisit Blendi Klosi për ripyllëzim të zonave të mbrojtura.

Për specialistët e mjedisit bimët autoktone që po mbidhen do të bëhen mbrojtëset kryesore për të penguar avancimin e erozionit në lagunë.

Në takimin e zhvilluar në Vain me përfaqsuesit e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe Komunitetin, ministri Klosi deklaroi gjithashtu se zona e mbrojtur e Kune-Vainit është një nga zonat që ka nevojë për ndërhyrje. Deri me tani janë realizuar 3 të tilla siç është hapja e kanalit për t’i krijuar më shumë mundësi komunikimit të lagunës me detin, krijimin e dunave për mbrojtjen nga erozioni në lagunë dhe së fundmi edhe mbjedhja e pemëve përgjatë bregdetit që i sigurojn më shumë mbrojtje zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!