Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së: Nuk gjetëm asnjë shenjë të aktivitetit të padeklaruar nuklear në Ukrainë

schedule08:45 - 4 Nëntor, 2022

schedule 08:45 - 4 Nëntor, 2022

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka konfirmuar se nuk ka gjetur asnjë shenjë të aktivitetit bërthamor të padeklaruar pasi inspektoi tre vende me kërkesë të Ukrainës në përgjigje të akuzave ruse se po punohej për një “bombë të pistë”.

Moska ka akuzuar Ukrainën se planifikon të përdorë një bombë të tillë, pra një pajisje shpërthyese konvencionale e mbushur me material radioaktiv, dhe tha se institutet e lidhura me industrinë bërthamore ishin përfshirë në përgatitjet, pa paraqitur prova. Qeveria e Ukrainës e mohon akuzën.

Në një deklaratë të lëshuar vonë të enjten, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike me qendër në Vjenë tha:

“Gjatë ditëve të fundit, inspektorët patën mundësinë që të kryenin të gjitha aktivitetet që kishte planifikuar të kryente IAEA ndërsa patën edhe akses të pakufizuar në lokacione. Bazuar në vlerësimin e rezultateve të disponueshme deri më sot dhe informacionin e dhënë nga Ukraina, agjencia nuk gjeti asnjë tregues të aktiviteteve dhe materialeve bërthamore të padeklaruara në vendndodhje.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!