Mbikalimi i Patokut, aty ku këmbësorët u dalin makinave para

schedule14:10 - 9 Maj, 2019

schedule 14:10 - 9 Maj, 2019

Në rrugën Milot –Thumanë këmbësorët preferojnë më mirë të shkatërrojnë barrierat e rrugës e të kalojnë përmes makinave sesa te Mbikalimi i Patokut. Gjithashtu në këtë segment një pjesë e sinjalistikës është e dëmtuar dhe nuk është zëvendësuar.

Këtu vetëm pak ditë më parë pesë njerëz u gjymtuan nga përplasja e dy makinave. Lulet dhe  lapidarët tregojnë për viktimat e aksidenteve. Është segmenti i superstradës Milot-Thumanë, një rrugë që ka marrë shumë jetë.

Këtu ndodhet edhe një mbikalim që njihet si mbikalimi i Patokut. Por duket se situata nuk ndryshon.  Këmbësorët e kanë më të thjeshtë të rrezikojnë duke kapërcuer nëpër barrierat e rrugës. Në shumë vende ato janë dëmtuar dhe kthyer në shtigje kalimi.

Një pjesë e mirë e sinjalistikës ekziston. Por ka nga ato që janë dëmtuar dhe nuk janë rivendosur. Natën këtu nuk ka ndriçim, sinjalistika horizontale nuk funksionon.

Por për policinë rrugore aksidentet në rrugën Milot – Thumanë ndodhin kryesisht nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtues mjetesh e këmbësorë i shkelin ato.

Gazetar i ABC News, Laç: Ahmet Zani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!