“Mbijetoj kudo”, Dani Alves habit me deklaratën pas lirimit nga burgu: Mentaliteti im më ndihmon

schedule21:56 - 6 Prill, 2024

schedule 21:56 - 6 Prill, 2024

Dani Alves është duke shijuar pas më shumë se një viti lirinë, teksa vetëm para disa ditësh, 40-vjeçari doli nga burgu duke fituar lirinë me kusht pas dënimit prej katër vitesh e gjysmë për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një diskotekat e qytetit të bukur, të Barcelonës.

Duke pasur parasysh kushtet e dhomave të burgut, braziliani, në fjalët e parë jashtë burgu, shprehet se është i aftë të mbijetojë kudo pavarësisht ambientit ku ndodhet ndërsa shtoi se nuk e ka problem që për çdo të premte të paraqitet në dyert e Gjykatës për të vërtetuar se nuk është larguar nga Spanja dhe Barcelona.

“Për mua nuk është shumë problem që për çdo të premte të paraqitem në Gjykatë, nuk është se kam ndonjë gjë tjetër për të bërë. Jeta në burg? Unë përshtatem në të gjitha ambientet. Kudo që shkel, ia dal të mbijetoj. Kjo vjen sepse në mentalitetin tim, vendi nuk e ndryshon njeriun, por është njeriu ai që ndryshon vendin ku jeton”,- u shpreh ish-mbrojtësi “legjendar”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!