Mbijetoi 104 orë nën rrënoja, gruaja humb jetën një ditë më pas në spital

schedule14:48 - 11 Shkurt, 2023

schedule 14:48 - 11 Shkurt, 2023

Një grua vdiq në spital të shtunën, një ditë pasi u nxor nga rrënojat e një shtëpie të shembur në Turqi, ku kishte mbetur e bllokuar për 104 orë.

Ekipet e shpëtimit gjermanë nxorrën 40-vjeçaren Zeynep Kahraman nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh në qytetin jugor turk të Kirihan të premten, duke e quajtur shpëtimin e saj një mrekulli.

“Sapo jemi informuar nga vëllai dhe motra e Zeynep se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital,” tha Steven Bayer, kreu i Ekipit Ndërkombëtar Gjerman të Kërkimit dhe Shpëtimit.

“Të mund të vdesësh në krahët e familjes dhe të mund të jetosh momentet e fundit. Çdo sekondë ka rëndësi.

Pas dhjetë orësh pasi filluam, ajo pati kontaktin e saj të parë me njerëz dhe mundi të fliste me përkthyesin dhe ne, pastaj edhe me familjen e saj.

Dhe në fund familja e saj ia doli ta mbante për dorë”, shtoi ai.

Familja e gruas i kishte thënë më herët Reuters se shpëtimtarët kishin mbërritur dy ditë pas tërmetit.

Shpëtimtarët gjermanë kontaktuan me gruan ajo ishte në rrënoja dhe e mbajtën të hidratuar përmes një zorrë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!