Mbi një muaj pas aksidentit tragjik në Greqi rinis lëvizja e trenave

schedule10:52 - 3 Prill, 2023

schedule 10:52 - 3 Prill, 2023

Pas më shumë se një muaji nga aksidenti hekurudhor në Greqi, trenat kanë nisur lëvizjen. Ministri Giorgos Gerapetritis, përgjegjës për transportin në një komunikim për mediat, u shpreh se tashmë lëvizjet janë të sigurta.

“Sot kemi rifillimin e linjave drejt Selanikut dhe Kalambakës. Pas një ndërprerje trenat nisin sot lëvizjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai falënderoi edhe punonjësit e OSE dhe Hellenic Train, ndërsa shtoi se niveli i sigurisë është përmirësuar dhe se pasagjerët tashmë duhet të ndihen të sigurt.

Ai kujtoi edhe aksidentin tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish pas përplasjes së dy trenave në Tempi. Ndërkohë, masat e sigurisë do të shtohen, derisa rrjeti të jetë sërish plotësisht funksional me të gjitha protokollet e kërkuara.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!