Mbi 900 të vrarë nga shirat dhe përmbytjet në Pakistan, mes tyre 326 fëmijë

schedule10:29 - 25 Gusht, 2022

schedule 10:29 - 25 Gusht, 2022

Të paktën 903 persona kanë vdekur në Pakistan nga reshjet e forta dhe përmbytjet këtë verë, tha Ministrja e Pakistanit për Ndryshimet Klimatike për CNN të mërkurën ndërsa vendi bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, shkruan CNN.

Mijëra nuk kanë strehim dhe ushqim për shkak të kësaj “katastrofe humanitare”, tha Sherry Rehman.

“Ndërsa flasim, mijëra janë të pastrehë dhe pa ushqim. Dhe linjat e komunikimit janë ndërprerë. Është një fatkeqësi e rëndë humanitare.”

Sipas saj në mesin e të vdekurve janë 326 fëmijë. Qeveria po përdor të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar viktimat, tha ajo.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) nga mesi i qershorit, shirat e dendur dhe përmbytjet kanë prekur 2.3 milionë njerëz në Pakistan.

Të paktën 95,350 shtëpi janë shkatërruar, sipas agjencisë humanitare. Provinca juglindore e Sindh dhe provinca jugperëndimore e Balochistan janë dy provincat më të “prekura për sa i përket ndikimit njerëzor dhe infrastrukturor”, shkroi OCHA në një deklaratë për shtyp të martën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!