Mbi 90 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga Covid-19

schedule22:18 - 2 Mars, 2021

schedule 22:18 - 2 Mars, 2021

Në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, janë regjistruar rreth 115,2 milionë raste pozitive për Covid-19. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometers, nga totali i të infektuarve e kanë humbur jetën 2.5 milionë persona.

Ndërsa, 90,9 milionë të tjerë janë shëruar.

Vendi me më shumë raste dhe viktima është SHBA ku numërohen 29,3 milionë të infektuar dhe 528,515 raste fatale.

SHBA pasohet nga India ku janë regjistruar 11,1 milionë të infektuar dhe 157,385 viktima. India pasohet nga Brazili e më tej radhiten Rusia dhe Britania e Madhe.

Në të gjithë botën po shpërndahen vaksinat e autorizuara për të luftuar koronavirusin, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që të mos relaksohen masat pasi “vaksinat nuk janë e vetmja zgjidhje.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!