Mbi 800 të vdekur nga tragjedia në Indonezi

schedule09:21 - 30 Shtator, 2018

schedule 09:21 - 30 Shtator, 2018

Ka shkuar në 832 viktima, bilanci tragjik i shkaktuar nga tërmeti dhe cunami shkatërrues që goditën Indonezinë. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën e tyre për të gjetur të mbijuatuar në zonat e prekura, por ata po pengohen nga rrugët bllokuara dhe urat e shembura.

Të paktën 832 njerëz u vranë në tërmetin shkatërrues dhe cunamin që goditi ishullin indonezian të Sulawesi, thotë agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore. Gjithashtu shtoi se zona e prekur ishte më e madhe se sa mendohej fillimisht. Shumë njerëz u raportuan të bllokuar në rrënojat e ndërtesave që u rrëzuan në tërmetin me magnitudë prej 7.5 i shkallës rihter i së premtes, tha zëdhënësi i agjencisë në një konferencë shtypi. “Tërmeti shkaktoi valë cunami deri në 6 metra”, shtoi ai.

Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar me dorë në kërkim të dëshpëruar për të gjetur të mbijetuarit në qytetin indonezian Palu. Ka edhe shqetësime të veçanta rreth qytetit Donggala, ku pasojat janë ende të paqarta. Përpjekjet e kërkimit po pengohen nga rrugët e bllokuara dhe nga urat e shembura. Kryqi i Kuq vlerëson se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti dhe cunami. “Kjo tashmë është një tragjedi, por mund të bëhet shumë më keq”, tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.

Shumë lëkundje të fuqishme janë ndjerë, pas tërmetit të së premtes. Shumë qytetarë janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre. Ndërsa të plagosurit janë të shumtë, të cilët janë mjekuar në tenda për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar spitalet. Video të publikuara në internet shfaqin njerëz në panic që ikin me vrap për të shpëtuar. Gjithashtu tërmeti dhe cunami kanë shkaktuar dëme të shumta materiale duke nisur që prej shkatërrimit të një qendre tregtare, disa xhami, hotele, rrugë dhe ura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!