Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbi 7 mijë qytetarë marrin ndihmë juridike”/ Ministri Gogu: Të rrisim sigurinë juridike, transparencën dhe digjitalizimin

schedule12:23 - 19 Maj, 2026

schedule 12:23 - 19 Maj, 2026

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë ndjeshëm skemën e ndihmës juridike falas, duke rritur numrin e qytetarëve përfitues në të gjithë vendin. Gjatë një konference për mediat, ai bëri të ditur se aktualisht mbi 7 mijë qytetarë përfitojnë nga kjo mbështetje, ndërsa kategori si personat me aftësi të kufizuara, azilkërkuesit dhe personat e diskriminuar e marrin automatikisht shërbimin.

Gogu theksoi se fokusi do të jetë zgjerimi i ndihmës juridike në qytetet ku mungon asistenca e nevojshme pranë gjykatave, me synimin për të rritur sigurinë juridike për qytetarët. Sipas tij, kontratat duhet të shërbejnë si garanci dhe jo si burim konfliktesh, ndërsa shtoi se transparenca dhe digjitalizimi i sistemit mbeten prioritete kryesore.

Ministri nënvizoi gjithashtu nevojën për forcimin e besimit të qytetarëve dhe investitorëve tek sistemi i drejtësisë, duke pranuar se në drejtim të modernizimit dhe shërbimeve digjitale “ka ende shumë punë për të bërë”.



“Do të rrisim numrin e personave që do të mbështesin. Sot janë mbi 7 mijë qytetarë të cilët përfitojnë ndihmën juridike. Personat me aftësi të kufizuara, azilkërkuesit, personat e diskriminuar e përfitojnë atë automatikisht. Synojmë që ndihmën juridike ta rrisim në shumë qytetare, sidomos në ato qytete që mundon asistenca e gjykatave.

Duhet të rrisim sigurinë juridike të qytetarëve. Një kontratë nuk duhet të bëhet burim konflikti, por siguri. Duhet të rrisim transparencën dhe digjitalizimin, këtu ka shumë punë për të bërë. Duhet të fuqizojmë besimin e qytetarëve dhe investitorëve tek sistemi”, u shpreh ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!