Mbi 608 mijë viktima nga Covid, shkon në 14.6 milion numri i të infektuarve në botë

schedule07:34 - 20 Korrik, 2020

schedule 07:34 - 20 Korrik, 2020

Shkon mbi 14.6 milionë numri i të infektuarve me Covid në të gjithë botën, mes të cilëve 608 978 kanë humbur jetën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë dhe vendi me numrin më të madh të jetëve të humbura nga Covid 19. Sipas statistikave të fundit në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 143 289 persona, duke u ndjekur nga Brazili me 79 533, Britania e Madhe me 45 300, Italia me 35  045, Franca me 30 152 dhe Spanja me 28 420.

Ndërkohë Kina që është cilësuar dhe si vendi i origjinës së Covid 19 ka raportuar vetëm 4 634 viktima nga koronavirusi.

Në vendin tonë si pasojë e Covid 19 janë infektuar me Covid 4090 persona mes të cilëve 112 kanë humbur jetën. /abcnews.al