Numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 në të gjithë botën i ka kaluar tashmë 6 milionët.
Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, nga koronavirusi janë shëruar 6,040,304 persona.
Ndërsa, totali i personave të infektuar në të gjithë botën është 10,819,595. Prej tyre, 519,265 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë:
SHBA (1.164.680),
Brazili (916.147),
Rusia (422.931),
India (359.896),
Kili (245.443),
Irani (191.487),
Italia (190.717),
Gjermania (179.800),
Peru (178.245)
Turqia (175.422). /abcnews.al/