Mbi 55 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga Covid-19

schedule18:16 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 18:16 - 23 Dhjetor, 2020

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, nga koronavirusi janë shëruar më shumë se 55 milionë persona në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave në Worldometer, numri total i të infektuarve në botë rezulton të jetë 78,560,450.

Prej këtij totali 1.7 milionë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë, ndërsa 55,289,841 janë të shëruarit.

SHBA, vendi më i prekur nga pandemia që deri më tani ka autorizuar dy vaksina për përdorim urgjent, numëron 18.7 milionë të infektuar dhe 331,154 raste fatale si pasojë e Covid-19.

Shtetet e Bashkuara pasohen nga India ku deri më tani numërohen 10,1 milionë të infektuar dhe 146,562 viktima.

Brazili, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka konfirmuar 7.3 milionë raste pozitive për Covid-19. Prej tyre, nuk kanë mundur të mbijetojnë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!