540 persona janë aktualisht të infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe pesë prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spital.
Të dhënat janë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3711 testime të kryera gjithsej, nuk raportohet për të vdekur.
Ndërkohë janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,067 që nga fillimi i pandemisë.
Në gjithë Kosovën po vazhdon procesi i vaksinimit./ Gazeta Ekspres