Autoritetet shëndetësore të Italisë kanë raportuar sot 50.599 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 viktima.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve, qeveria e Mario Draghit ndaloi të gjitha festivalet, si dhe ato në ambiente të mbyllura, në natën e ndërrimit të viteve.
Pronarët e diskove, klubeve, hoteleve u shprehën të hidhëruar dhe të zhgënjyer, duke theksuar se dëmi financiar do të jetë i madh. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, megjithatë, u përgjigj se nuk kishte absolutisht asnjë alternativë në këtë fazë. g.v/abcnews.al