Mbi 50 emigrantë kanë humbur jetën në Panama që nga fillimi i vitit

schedule08:38 - 7 Tetor, 2021

schedule 08:38 - 7 Tetor, 2021

Më shumë se 50 emigrantë kanë humbur jetën në Panama që nga fillimi i vitit, duke u përpjekur të largohen nga vendi për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara. Ky numër është shumë më i lartë se vitet e kaluara, kur mesatarisht 20 deri në 30 viktima u gjetën në provincën e Darien, ndoshta pjesa më e vështirë e udhëtimit për në SHBA, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës.

Shumica e emigrantëve janë Haitianë nga Brazili , Kili , Argjentina. Përveç kësaj, ka shumë të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet ” sepse fluksi i emigrantëve përmes Darien ” është rritur ” , tha Patsar.

Që nga fillimi i vitit, rreth 70,000  persona, sipas autoriteteve panameze, kanë kaluar këtë xhungël, me një sipërfaqe prej 5,750,000 hektarësh. Edhe pse numri i emigrantëve që kalojnë xhunglën e Panamasë ka rënë në mënyrë dramatike në muajt e parë të pandemisë së  koronavirusit, fluksi është  rritur përsëri kohët e fundit.

Më 24 shtator, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Panamasë tha mes 10 personave që kishin humbur jetën, dy ishin fëmijë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!