Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar tashmë në mbi 5 milion.
Sipas të dhënave të publikuara në worldometers, deri më tani (10.14/ 20.05. 2020), 5,000,599 persona janë infektuar me virusin korona.
Nga këta të infektuar, 325,156 persona rezulton që ta kenë humbur betejën me Covid-19, ndërsa 1,970,918 të tjerë janë shëruar.
Deri më tani, vendi i parë më i prekur nga koronavirusi është SHBA, ku numërohen 1,570,583 të infektuar dhe 93,533 viktima.
Në vendin e dytë radhitet tashmë Rusia me 308,705 të infektuar 2,972 viktima. Ndërsa, vendi i tretë më i infektuar në botë është Spanja me 278,803 të infektuar dhe 27,778 viktima.
Kujtojmë këtu se kompani të ndryshme farmaceutike nga e gjithë bota janë aktualisht në “garë” për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive për Covid-19. /abcnews.al/