Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 450 të arrestuar nga protestat e dhunshme në Francë, sindikalistët: Nuk do të ndalemi

schedule11:56 - 24 Mars, 2023

schedule 11:56 - 24 Mars, 2023

Franca është e përfshirë nga protestat e dhunshme, kundër reformës së pensioneve. Një ditë me parë protestat degjeneruar në përleshje në të gjithë vendin, ku të paktën 457 persona u arrestuan dhe rreth 441 oficerë mbetën të plagosur.

1000 kosha plehrash u dogjën në kryeqytetin francez gjatë aksionit të një dite më parë. Mes grevës njëjavore, koshat janë bërë simbol i protestës.

Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Lexo edhe: Protestat masive, Mbreti Charles shtyn vizitën në Francë

Protestat kanë marrë mbështetje edhe përtej kufijve të Francës. Në Greqi, qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës franceze në Athinë të enjten për të treguar solidaritet.

Protestuesit brohorisnin parulla dhe mbanin pankarta që shkruanin “Macron, demokracia jote varet nga nëntë vota” dhe “Nga Greqia: fitore për punëtorët e Francës”.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme më shumë se një milion qytetarë dolën në të gjithë Francës, kundër reformës për rritjen e moshës së pensionit.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!