Mbi 400 vatra zjarri në Fier, shefi i repartit zjarrfikës: Më i vështirë ai në Pishë Poro dhe Darëzezë

schedule11:23 - 9 Tetor, 2023

schedule 11:23 - 9 Tetor, 2023

Një ndër qarqet me të prekura nga zjarri gjatë këtij viti është ai i Fierit. Sipas informacioneve nga zjarrfikësja e këtij qyteti, nga janari e deri më tani janë përfshirë nga flakët rreth 1100 hektarë tokë.

Nga e gjithë kjo sipërfaqe, 700 hektarë janë përfshirë nga vetëm zjarri i fundit që përfshiu Pishë Poron dhe Darëzezën.

Deri më tani, arsyeja kryesore e vendosjes së zjarrit është aktiviteti bujqësor. Fermerë të ndryshëm pastrojnë tokat e tyre ose hapin toka të reja.

Shefi i Repartit Zjarrfikës në Fier, Zija Hyka është shprehur se gjatë këtij viti në Fier janë regjistruar 414 vatra zjarri.

“Nga janari deri në fund të shtatorit, 414 zjarre. Zjarret me problematike në shkurt, zjarri i dytë ka qenë në korrik  dhe zjarri i fundit i shtatorit që përfshiu Darëzezën dhe Pishporon.

Deri në këto momente janë prekur 480 hektarë pyjë dhe 10 mijë rrënjë ullinj.

Zjarri i fundit në Darëzezë dhe Pishporo, përfshiu 700 hektarë pyllë” tha ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!