Maqedonia e Veriut këtë të enjte ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit ministria bën me dije se në 24 orët e fundit janë bërë 2.533 testime për koronavirus, ndërsa 467 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkupi ka 245, Kumanovë – 34, Veles – 22, Manastir – 20, Prilep – 19, Kavadar – 18, Tetovë – 17, Ohër – 13, Strugë dhe Resnjë – 8 nga një, Shtip, Gjevgjeli dhe Kriva Pallanka – 7, Strumicë, Kërçovë dhe Dibër. – 6, Gostivari – 5, Koçani, Negotino dhe Demir Hisar – nga 3, Radovishi, Vallandova, Probishtip dhe Makedonska Kamenica – 2, Berova dhe Vinica – nga 1.
Gjithashtu në raportin e ministrisë bëhet me dije se në orët e fundit kanë humbur jetën 10 pacientë dhe kanë fituar betejën me Covid 414 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 298.662, prej të cilëve 286.378 janë shëruar, ndërsa 9.050 kanë ndërruar jetë. /abcnews.al