Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me ardhjen e 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”.
Ndër të tjera Soreca shkruan se Bashkimi Evropian ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro. Më tej Ambasadori i BE-së, shprehet se janë të lumtur që Shqipëria i ka marrë këto doza të dyta nga Covax.
“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenare që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter. E.L/abcnews.al/