Mbi 35 mijë të infektuar me variantin Delta në Britani gjatë një jave

schedule12:20 - 25 Qershor, 2021

schedule 12:20 - 25 Qershor, 2021

Britania ka regjistruar  111.157 raste me variantin Delta, sipas Institutit Shëndet Publik, ndërsa gjatë një jave ka raportuar 35,204 raste, ose 46%. 102,019 raste janë regjistruar në Angli, 7,738 në Skoci, 788 në Uells dhe 612 në Irlandën e Veriut.

Të dhënat më të fundit tregojnë se afërsisht 95% e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë varianti Delta. Një total prej 1,320 personash janë shtruar në spital në Angli për shkak të variantit Delta që nga 21 Qershori, një rritje prej 514 rastesh gjatë javës së kaluar.

902 nga 1,320 persona ishin nën moshën 50 vjeç, ndërsa 418 ishin mbi 50 vjeç.

Nga 902 nën 50 vjeç, 695 (77%) ishin të pavaksinuar, 79 (9%)  21 ditë nga doza e parë e vaksinës, 85 (9%) më shumë se 21 ditë pas dozës së tyre të parë të vaksinës dhe 27 (3%) ishin vaksinuar plotësisht.

Nga 418 mbi 50, 136 (33%) ishin të pavaksinuar, nëntë (2%) 21 ditë nga doza e parë e vaksinës, 104 (25%) më shumë se 21 ditë pas dozës së tyre të parë të vaksinës dhe 163 (39%) ishin vaksinuar plotësisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!