Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 27,334 raste të reja me koronavirusi, duke bërë që rritja e infektimeve të jetë me lartë në krahasim me javët e kaluara.
Ndërkohë më shumë se 45,3 milion qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, ndërsa më shumë se 33,7 milion persona kanë marrë dy doza të vaksinës.
Lexo edhe: Ekspertët frikë nga varianti Delta, Johnson i vendosur: Në 19 korrik do të hiqen kufizimet
Sipas autoriteteve me shifrat e publikuara, rezulton që 86,1 % e popullatës janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 64% është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.
Kujtojmë se kryeministri Boris Jonhson, njoftoi se heqja e kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndikohet nga rastet e Covid, por do të vijojë sipas planit, më 19 korrik.
Ndonëse është paralajmëruar rreth variantit Delta të koronavirusit, deri më tani duke se Johnson do të qëndrojë i vendosur për heqjen e kufizimeve në Angli. /abcnews.al/