Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 33 mijë të infektuar me variantin Delta në Britani brenda një jave

schedule14:38 - 18 Qershor, 2021

schedule 14:38 - 18 Qershor, 2021

Numri i përgjithshëm i rasteve të variantit Delta në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 75,953 deri më tani, duke përbërë 99% të rasteve të Covid.

I njohur gjithashtu si B.1.617.2, varianti Delta, është shkaku i rritjes së rasteve të Covid në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javëve të fundit – duke detyruar Boris Johnson të shtyjë datën për heqjen e plotë të kufizimeve.

Sipas një raporti nga Instituti i Shëndetit Publik Angli (PHE) rastet e variantit Delta janë rritur me 33,630 që nga java e kaluar. Gjithashtu, sipas të dhënave të raportit, varianti Delta është më rezistent ndaj vaksinave, veçanërisht pas vetëm një doze.



Duke marrë parasysh vaksinat e ndryshme të Covid, sipas ekipit një dozë ofron mbrojtje 75% kundër shtrimit në spital te personat e infektuar me variantin Delta krahasuar me 78% për Alpha, ndërsa dy doza sigurojnë 94% mbrojtje kundër shtrimit në spital tek të infektuarit me Delta krahasuar me 92% kundër Alpha.

Raporti i PHE gjithashtu hedh dritë mbi përhapjen e variantit Delta. Sipas të dhënave të bazuara në renditjen e gjenomit, 99% e rasteve të Covid në Mbretërinë e Bashkuar janë të variantit Delta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!