Mbi 300 të dënuar me vdekje janë ekzekutuar në vitin 2023 në Iran

schedule14:12 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:12 - 1 Qershor, 2023

Irani ka ekzekutuar më shumë se 300 të dënuar me vdekje këtë vit, kryesisht në maj. Që nga 1 janari 2023 janë ekzekutuar 307 persona, një numër që është rritur me 75% krahasuar me pesë muajt e parë të vitit 2022.

Vetëm për muajin maj janë ekzekutuar 142 persona, katër në ditë në Republikën Islamike, sipas për organizatën joqeveritare Iran Human Rights (IHR), me seli në Norvegji.

Irani është vendi me numrin më të madh të ekzekutimeve në botë çdo vit pas Kinës, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International. Shtatë burra u ekzekutuan në lidhje me protestat kundër regjimit që filluan shtatorin e kaluar.

Sipas raportit, 59% e ekzekutimeve këtë vit, ose 180 persona, u ekzekutuan për arsye të lidhura me drogën. Më shumë se 20% e të ekzekutuarve në maj, ose 30 persona, i përkisnin pakicës kryesisht sunite në pjesën juglindore të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!