Mbi 300 breshka të ngordhura dalin në breg në Meksikë

schedule17:14 - 28 Tetor, 2021

schedule 17:14 - 28 Tetor, 2021

Mbi 300 breshka të ngordhura kanë dalë në plazhin Morr Ayuta në Oaxaca, në bregun perëndimor të Meksikës.

Një zyrtar nga Ministria e Ambientit të Meksikës, ka thënë se breshkat janë mbytur në ujë. Kjo është verifikuar përmes analizave preeliminare.

Ai ka theksuar se breshkat ka gjasa që janë ngatërruar në rrjetet e paligjshme të peshkimit në det, raporton BBC.

Kujtojmë që Meksika ka ndalur kapjen e breshkave të detit në vitin 1990 dhe ka dënime të ashpëra për kapjen e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!