Mbi 30 vjet pa investime, rruga e fshatit turistik të Peshtanit të Beratit në gjendje të mjerueshme

schedule12:36 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:36 - 19 Shtator, 2020

Vetëm 20 kilometra larg Beratit dhe 12 km nga Poliçani, fshati Peshtan i bekuar nga natyra i rrethuar nga pemët e ullirit dhe vreshta është lënë në harresë përgjatë gjithë viteve të demokracisë.

Për të shkuar në zemër të fshatit duhet të marrësh këtë rrugë të degraduar vetëm 3.4 km. Madje na u desh të linim në mes të saj mjetin dhe të ecnim më këmbë deri brenda në fshat. U takuam me banorë që treguan se dhe çakull për të mbuluar gropat ka një dekadë që nuk është hedhur.

Rruga është copë-copë ka 10 vjet që nuk i është hedhur asgjë. Me makinë të vogël nuk vihet këtu. Të vihet dorë njerëzit kanë ikur jashtë shtetit”, thotë banori.

Gruaja që në kohën e Enverit. Hedhin nga pak çakull e asgjë. Po iki më këmbë s’vijnë as makina”, shprehet banorja.

Hera herës përballen dhe me bllokim të mjeteve si në këtë rast.

Shih si jemi bërë varg. Një pengesë të ketë ngelesh, një shi të bjerë s’ngjitet dot makina lart. Harxhon lekët për makinë paguajmë taksa dhe një rrugë s’kemi”, thotë një banor i fshatit.

Edhe një përpjekje nga ana e banorëve për të mbledhur lekë vetë dhe ta rregullojnë ka dështuar, pasi ekonomikisht po rëndohen. Nuk shesin dot produktet.

Zona prodhon ullinj dhe rrush, për ti çuar në treg është e vështirë prej rrugës duhet ti marrësh me haivanë dhe t’I hipësh në autobus, ose me makinë të madhe 4.4”, thotë një tjetër banor.

Ata ankohen dhe për një mungesë tjetër jetike.

Gjynah që s’kemi dhe ujë të pijshëm është e mali për 10 milionë lekë për të sjellë tubacionet”, thekson banori.

Kjo rrugë dikur i lidhte dhe me fshatin Drenovë por kohët e fundit jo më.

“Kjo rrugë më parë lidhte dhe Preshatin dhe Drenovën tani në drenova kalon nga poshtë”

Të zhgënjyer nga premtimet elektorale e kanë ndarë mendjen që pa u ndërtuar rruga nuk do votojnë më.

Vjen njëra parti vjen tjetra marrin votat dhe ikin s’duam t’ja dimë më për parti. Po nuk u bë rruga s’do pranojmë asnjë parti asnjë deputet ta dijë parlamenti, kryeministri dhe presidenti”, thekson banori.

Thirrje i bëjmë shtetit bashkisë të bëjnë diçka, se vijnë për të marrë votat. Nuk do ti pranojmë të vijnë tju japim më na gënjejnë na mashtrojnë me votat për të na mbushur mendjen. Të shtrojnë rrugën njëherë pa të vijnë për votat”.

Rruga mban peng dhe zhvillimin e turizmit.

“Është një nga fshatra më të bukur këtu afër Malit të Tomorit ka vlera të paçmueshme si zonë turistike. Prodhimet që ka ky fshat si ka asnjë”, shprehet banori.

Pas ankesave të banorëve u interesuam pranë Bashkisë së Poliçanit dhe mësuan se është gati që prej vitit 2013 një projekt për zhvillimin e të gjitha fshatrave të njësisë administrative Vërtop ku bën pjesë dhe fshati Peshtan.

Vlera e përllogritur për rrugën e Peshtanit është mbi 265 milionë, por burime nga bashkia thonë se mungojnë fondet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!