Në një kohë kur India numëron më shumë se 3.2 milion të infektuar me koronavirus, Murgeshat e Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Shën Tereza, mbajnë maska dhe mbrojtëse fytyre ndërsa ndihmojnë të varfrit.
Ndërsa mbajnë masat mbrojtëse kundër Covid-19 murgeshat ndajnë ushqim për ata që s’kanë mundësi dhe të pastrehët në Kolkata (ish Kalkuta), Indi, shkruan abcnews.al
Kjo e mërkurë markon edhe 110 vjetorin e laurates së çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezës .
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, lindi më 26 Gusht të vitit 1910.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.
Mrekullia e dytë iu njoh nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që të shpallej e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës.
Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes më, 5 shtator. /abcnews.al/