Mbi 270 milionë persona janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

schedule10:57 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:57 - 13 Dhjetor, 2021

Që nga fillimi i pandemisë deri më sot zyrtarisht është 270,440,970 numri i personave të infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometers nga ky total, 5.3 milionë qytetarë në të gjithë botën, ndërsa të shëruarit janë 243,182,700.

Numrin më të lartë të rasteve pozitive e mban SHBA ku numërohen mbi 50 milionë të infektuar dhe 817,956 raste fatale.

SHBA-të pasohen nga India me rreth 34.7 milionë të infektuar dhe 475,636 viktima, Brazili me 22 milionë raste pozitive dhe 616,941 humbje jete dhe Britania e Madhe ku numërohen mbi 10 milionë të infektuar dhe 146,439 viktima. /abcnews.al/