Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 27 mijë punonjës të huaj në Shqipëri/ Dragoshi: Nuk janë zgjidhje afatgjate për tregun e punës!

schedule20:48 - 13 Shkurt, 2026

schedule 20:48 - 13 Shkurt, 2026

Mbi 27 mijë punonjës të huaj kanë ardhur në vendin tonë vitin e kaluar duke u integruar si forcë pune në sektorë të ndryshëm.
Për ekspertin e punësimit tha se ardhja e punonjësve të huaj sjell edhe sfida sociale dhe se kompanitë janë të dyzuara për efektivitetin e kësaj qasjeje.

Dragoshi shtoi më tej se ky është një eksperiment i rradhës dhe se të huajt nuk janë afatgjatë për tregun e punës shqiptar.

“Ky është eksperimenti i radhës, në nivel kombëtar, për aq kohë sa sektorë të caktuar përballen me sfida që i fusin në rrethin vicioz. Tani jemi në një kapitull të ri me ardhjen e punonjësve të huaj, mendoj edhe dimensionin social. Kompanitë janë të dyzuara, janë në hapat e para të këtij eksperimenti. Në një sektor funksionon, në një tjetër jo.
Është ende herët për të thënë nëse është zgjidhje për të adresuar mungesën.



E shoh të vështirë sesi do shkojë kjo, më duket e vështirë të jetë kjo zgjidhje afatgjatë. Duhet të mendojmë për arsimin profesional, për mundësitë në universitete. Akoma nuk kemi filluar të bëjmë detyrën tonë të shtëpisë për të menaxhuar kapitalin njerëzor që kemi.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!