Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të hënë kanë reaguar sërish në lidhje me dosjet e shumta që presin zgjidhje nga Gjykata e Lartë.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se për dy vite është bërë i mundur plotësimi i 16 nga 19 anëtarët e kësaj gjykate, por sërish numri i dosjeve vijon që të jetë shumë i lartë.
Sipas gazetarit numri i dosjeve momentalisht është 27 726, edhe pse fillimisht në Gjykatën e Lartë numri ka qenë dhe më i lartë i krijuar nga vakancat e vettingut dhe nga një numër i ulët i gjyqtarëve të lartë menjëherë pas krijimit të saj.
Ndërkohë kujtojmë se para tre vitesh ky numër i dosjeve të pashqyrtuara ishte rreth 36 mijë./ gjithashtu edhe vetë zëvendës kryetari Sokol Sadushi e ka cilësuar si një problem numrin e lartë të dosjeve dhe sipas tij zgjidhja fillimisht është mosbërja e rekurseve i cili ka thënë që të bëhen sipas formës dhe ligjit. 2000 dosje të reja janë regjistruar rishtazi vetëm vitin e fundit dhe presin shqyrtim nga kolegji, civil, penal./abcnews.al