Mbi 2500 lojëra elektronike dhe 375 televizorë ikonikë, koleksionisti BegolIi: Vlejnë më shumë se një “Ferrari” e “Lamborgini”

schedule08:49 - 5 Mars, 2024

schedule 08:49 - 5 Mars, 2024

Koleksionisti i televizorëve dhe videolojërave Astrit Begolli në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin e tij për koleksionimin e videolojërave.

Pasioni i tij ka nisur që ku ishte fëmijë dhe tani numëron plot 2500 lojëra elektrike dhe 375 televizorë ikonikë. Sakaq ai zbuloi se koleksioni i tij vlen më shumë se vlera e një ‘Ferrari’ e ‘Lamborgini’.

Nisa koleksionimin që në vitin 1983, por lufta më humbi gjithë koleksionin. Disa mi vodhën dhe disa më humbën, por megjithatë pasioni nuk më humbi. Është e pamundur që unë të luaj të gjithë lojërat, pasi janë 2500 të tilla. Gjatë ditës kaloj dy ose tre orë duke luajtur, pra mund të them që nuk kam varësi.

Koleksioni shkon më shumë se 400  mijë euro, ose ndryshe më shumë se një ‘Ferrari’ e ‘Lamborghini’.

Skam pasur problem as me bashkëshorten pasi nuk jam as gjuhëtar apo peshkatar. Gjithmonë më ka mbështetur në pasionin tim.

Në vitin 2020 kam dhënë një intervistë historike në vitin 2020. U shkrua nga historiani më i famshëm në historinë e videolojërave. Gjyshi im është gjerman dhe ka pasur koleksion me pullat postare“, tha ai. /abcnews.al