Mbi 212 milion doza të vaksinës anti-Covid janë administruar në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pezullimit të Johnson & Johnson, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 211,581,309 doza, rreth 80% e 264,505,725 doza në total. Rreth 40% e popullsisë amerikane – më shumë se 132 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë, dhe rreth 26% e popullsisë – më shumë se 85 milion njerëz është vaksinuar plotësisht.
50.7% e të rriturve kanë marrë një dozë dhe 33% janë vaksinuar plotësisht, dhe midis të moshuarve, 80.1% kanë marrë një dozë dhe rreth 65% janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC./abcnews.al