Avokati Gentian Rumano tha për Real Story se reforma në drejtësi ka tronditur sistemin dhe mbi 200 mijë dosje janë të prapambetura. Ai theksoi se largimi i gjyqtarëve dhe ritmet e ngadalësuara kanë krijuar shqetësime për ata që kishin gjyqet.
Rumano shtoi se gjyqtarët e rinj kërkojnë kohën e nevojshme për të marrë eksperiencën e duhur dhe nuk gjykojnë vetëm mbi ligjin, por edhe mbi bindjen e tyre të brendshme.
“Mbi 200 mijë dosje janë zvarritur për shkak të reformës në drejtësi, e cila tronditi sistemin dhe solli dy probleme kryesore: largoi gjyqtarët dhe shkaktoi tronditje për ata që kishin dosjet në duar dhe gjyqet. Me ritme më të ngadalta, afate të zgjatura dhe frikën se sistemi mund t’i largojë nga puna për shkaqe të pavarura prej tyre, performanca në punë nuk është e njëjtë.”
Avokati paralajmëroi se qytetarët po vuajnë pasojat e këtyre mangësive.
“Nuk dihet nëse subjektet që hartuan ligjin e kishin parashikuar këtë situatë. Sot, qytetarët vijojnë ta vuajnë këtë gjendje. Gjithashtu, gjyqtari nuk gjykon vetëm në bazë të ligjit, por edhe mbi bindjen e tij të brendshme, ndërsa gjyqtarët e rinj ende kërkojnë kohën e nevojshme për të marrë eksperiencën e duhur.” / abcnews.al /

