Mbi 20 të vdekur nga një sulm izraelit në Liban

schedule16:34 - 10 Nëntor, 2024

schedule 16:34 - 10 Nëntor, 2024

Të paktën 23 persona, përfshirë shtatë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në Almat, në provincën malore të Libanit, ka bërë të ditur të dielën ministria e Shëndetësisë e vendit, duke shtuar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Nga ana tjetër Izraeli ka njoftuar dërgimin e forcave ushtarake në Jabalia, Beit Lahia dhe Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës, me qëllim neutralizimin e militantëve të Hamasit që po nisin sulmet nga këto qytete, por edhe për të parandaluar rindërtimin e tyre të mundshëm.

Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar neutralizimin e qindra militantëve në këto zona, që nga fillimi i operacionit të ri ushtarak.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!