Situata në burgun e Shën Kollin vijon të mbetet shqetësuese. Mësohet se deri më tani mbi 20 të dënuar janë të prekur me koronavirus, por numri i rasteve ndryshon nga dita në ditë.
Edhe gjatë ditëve të fundit janë shënuar raste të reja të të infektuarve me këtë sëmundje. Tashmë burgu i Shën Kollit është kthyer në një burg Covid.
Gazetari Gjergji Figuri raportoi se disa prej të burgosurve janë në gjendje të rënduar dhe po marrin trajtim në dhoma të veçuara.
Sakaq stafi mjekësor që i shërben të dënuarve është personeli i burgut.
/abcnews.al/