Mbi 20 milion të prekur me Covid, kreu i opozitës në Indi bën thirrje për bllokim të vendit

schedule07:41 - 4 Maj, 2021

schedule 07:41 - 4 Maj, 2021

Numri i rasteve me koronavirus në Indi ka tejkaluar 20 milion të prekur.

Kreu i opozitës në Indi, Rahul Gandhi bëri thirrje për bllokim në të gjithë vendin për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, tani për tani është një bllokim i plotë. Mosveprimi po vret shumë njerëz të pafajshëm”, tha ai nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

 

Ndërsa në shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve 3, 449 kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 222, 408 humbje jete.

India ka regjistruar rekord rastesh dhe viktimash nga Covid-19, ndërsa sistemi shëndetësor ndodhet në gjendje kolapsi.

/abcnews.al/