Mbi 20% e popullsisë gjermane ka marrë një dozë vaksine

schedule15:25 - 20 Prill, 2021

schedule 15:25 - 20 Prill, 2021

Më shumë se 20% e popullsisë gjermane është vaksinuar të paktën me një dozë, sipas Institutit Robert Koch.

Nga të dhënat e publikuara sot nga Instituti Robert Koch (RKI), 20.2% e popullsisë në nivelin federal ka marrë një dozë të vaksinës.

Rreth 16.8 milion njerëz janë vaksinuar një herë dhe rreth 5.6 milion janë vaksinuar plotësisht, doza e dytë e vaksinës së koronavirusit. Kjo del nga monitorimi i shkallës së vaksinimit të këtij Instituti.

Fushata e vaksinimit në Gjermani filloi në fund të vitit të kaluar. Vaksinimet u paraprinë nga persona mbi moshën 80 vjeç, personeli mjekësor si dhe grupe të tjera të prekshme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!