Gushti mund të cilësohet si periudha më e artë për turizmin në vend.Shifrat konfirmojnë fluksin evizitorëve dhe rezulton se vetëm në një muaj në Shqipëri janë rregjistruar 2 milionë turistë të huaj ose 18% më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të një viti me parë.
Kosova mban vendin e parë, por të shumtë ishin dhe italianët, spanjollët, turqit e francezeët që zgjodhen këtë vit të pushojnë në Shqipëri.
Turistët vijojnë edhe gjatë vjeshtës duke u favorizuar nga temperatuart e larta dhe moti me diell.Operatorët turistikë theksojnë se charterat nga vende të ndryshme të Europës do të vijojnë deri ne tetor.
“Shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm”.
Ndërkohë përgjatë periudhës janar-gusht në total bëhen mbi 7 milonë vizitorë që kanë hyrë në vendin tonë. Parashikimet mbeten optimiste edhe për vitin e ardhshëm pasi prenotimet paraprake dhe kërkesat nga të huajt tregojnë për një rritje të turistëve me rreth 40 % .