Gjatë orëve të fundit në Greqi janë zhvilluar 70 517 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 2 812 raste të reja ndërkohë që kanë humbur jetën 63 persona.
Ndërkohë vijojnë në intubim 639 pacientë mosha mesatare e tyre është mbi 67 vjeç. Ndër të tjera mësohet se nga fillimi i pandemisë e deri më tani 2 298 pacientë të intubuar kanë fituar betejën me Covid.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 381 297 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 11, 534 persona. /abcnews.al