Mbi 2 mijë raste të reja me Covid, humbin jetën 37 persona në Itali

schedule18:02 - 13 Tetor, 2021

schedule 18:02 - 13 Tetor, 2021

37 persona kanë humbur jetën nga Covid dhe 2 772 raste të reja janë konfirmuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore mësohet se betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 4 827 qytetarë ndërkohë shtrimet në spital vijojnë të jenë të ulëta.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid  4,707,087 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 131,421 qytetarë.

Ndërkaq betejën me Covid e kanë fituar 4,495,215 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!