Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë njoftuar sot 2,132 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve është 611,648, nga të cilët 51.0% janë meshkuj.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 185 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 2,526 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 vdekje si pasojë e virusit, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 14,102. 95.4% kishin sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 378 (59.8% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjet. g.v/abcnews.al