Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt/ Subjektet të përqendruara te shërbimet dhe tregtia

schedule13:41 - 12 Mars, 2026

schedule 13:41 - 12 Mars, 2026

Shtohen bizneset e reja të cilat kanë nisur aktivitetin në vendin tonë Nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Bizneseve rezulton se   në shkurt janë regjistruar mbi 2 mijë subjekte duke reflektuar një rritje me  rreth 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktiviteti ekonomik vazhdon të përqendrohet në sektorët tradicionalë të shërbimeve dhe tregtisë. Numrin më të madh të bizneseve të reja e përbën tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve me 536 subjekte, e ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 257 biznese e ndikuar kjo edhe nga afrimi i sezonit turistik, si dhe sektori i informacionit dhe komunikacionit me 176 regjistrime. Ndërtimi, transporti dhe shërbimet profesionale gjithashtu mbeten ndër sektorët me aktivitet të lartë regjistrimi.

Tirana vijon të mbetet qendra kryesore e aktivitetit ekonomik, duke përqendruar mbi gjysmën e regjistrimeve me 1,099 subjekte, e ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Fieri.



Të dhënat tregojnë gjithashtu një prani të konsiderueshme të sipërmarrjes femërore. Gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar 650 subjekte të administruara nga gra, duke reflektuar një pjesëmarrje në rritje të grave në aktivitetin ekonomik

Nga pikëpamja e formës juridike, sipërmarrja individuale mbetet forma më e përhapur e organizimit të biznesit, me 1,560 persona fizikë, ndërsa 479 subjekte janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Gjatë muajit shkurt u regjistruan vetëm 3 shoqëri aksionare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!